Debate dhe tensione ka pasur në parlament, ku kreu i SPAK Altin Dumani, është pyetur nga deputetët.
Teksa deputetja e PD Elda Hoti po bënte pyetje, ka ndërhyrë Ermonela Felaj. Kjo e fundit i tha zonjës Hoti se nuk do të mbajë fjalim, por vetëm pyetje.
Në këto çaste, kanë ndërhyrë edhe deputetët e tjerë demokratë. Deputetja e PD Elda Hoti tha se maxhoranca ka frikë nga aferat ku janë zhytur.
Ermonela Felaj: Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata.
Elda Hoti: Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg.
Ermonela Felaj: Bëni pyetjen.
Elda Hoti: Po, kam pyetje.
Ermonela Felaj: Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co