Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Atmosfera ishte shumë entuziaste në përfundim të sfidës me teknikun Luis de la Fuente, që nuk mundi dot ta fshehte gëzimin për suksesin e arritur. Në përfundim të sfidës ai theksoi:
“Le t’i gëzohemi momentit, kemi një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Kemi një gjeneratë të artë futbollistësh. Yamal dhe Williams janë dy djem fantastikë, të jashtëzakonshëm, të cilët mund të rriten akoma më shumë. Jemi me fat që i kemi në skuadër”, theksoi tekniku spanjoll.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co