Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në parlament, prezantoi raportin për vitin 2023.
Deputeti Asllan Dogjani tha se a ka pasur ndërhyrje nga qeveria tek drejtësia. Çela u shpreh se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjeve, por shtoi se sistemi i drejtësisë sot po funksionon më mirë se dikur.
Asllan Dogjani: A keni patur ndërhyrje drejtpërdrejtë ose mesazhe nga kryeministri, ministrat apo anëtarë të qeverisë?
Olsian Çela: Ndërhyrjet në drejtësi i vlerëson KLP. Nuk ka pasur ndërhyrje tek drejtësia. Sot drejtësia po funksionon, nuk është perfekt, ka vend për përmirësim, nuk përjashtoj që mund të ndodhin, por jemi në udhën e drejtësisë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co