Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Atmosfera ishte shumë entuziaste në përfundim të sfidës me Nico Williams që ishte një nga protagonistët e mëdhenj të këtij evropiani:
“Jam shumë euforik sonte, të gjithë ne e meritojmë. Ndeshja ishte e vështirë, luftuam ndaj një skuadre të madhe. Roli im? Unë ndjehem shumë mirë në çdo rol, më pëlqen madje të ndryshoj shpesh pozicion”, theksoi Williams.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co