Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser. Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të cilat përfundojnë më 11 gusht, tha ajo.
Komisioni Evropian do të njoftohet së shpejti, po ashtu. Në anën tjetër, kontrollet e vendosura përgjatë kufijve me Danimarkën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, të vendosura gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, do të hiqen të premten.
Kontrollet kufitare vazhdojnë të mbeten në fuqi përgjatë kufijve të Gjermanisë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, me qëllim luftimin e migrimit të parregullt dhe trafikimit të njerëzve. Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Schengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Evropian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co