Përplasjet në Kuvend, PS kërkoi masë disiplinore për deputetët e opozitës, ja dënimet për Palokën dhe Dodën

perplasjet ne kuvend ps kerkoi mase disiplinore per deputetet e opozites ja denimet per paloken dhe doden
perplasjet ne kuvend ps kerkoi mase disiplinore per deputetet e opozites ja denimet per paloken dhe doden

Pas përlasjeve dhe tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës.

Raportohet se Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.

Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.

Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.

Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →