Atentati nuk pengon pjesëmarrjen e Trump në Konventën Republikane, ish-Presidenti: S’mund të lejoj një vrasës të më ndryshojë axhendën

atentati nuk pengon pjesemarrjen e trump ne konventen republikane ish presidenti smund te lejoj nje vrases te me ndryshoje
atentati nuk pengon pjesemarrjen e trump ne konventen republikane ish presidenti smund te lejoj nje vrases te me ndryshoje

Ish-presidenti Trump njoftoi se ai po planifikon të udhëtojë në Wisconsin për konventën e Partisë Republikane sipas planeve të tij fillestare, pavarësisht nga ngjarjet tronditëse të së shtunës.

Në postimin e tij, ai pranoi se kishte planifikuar të vononte udhëtimin e tij konventë për shkak të “ngjarjeve të tmerrshme të djeshme”.

“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një “qitës” ose vrasës të mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo çdo gjëje tjetër”, ka shkruar ish-presidenti.

“Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30 SOT. Faleminderit”, shkroi Trump në Truth Social.

Dy minuta më vonë, Trump postoi një përditësim të shkurtër duke u shprehur: “BASHKONI AMERIKËN!”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →