“Rama të largohet!”, shqiptarët të lodhur nga keqqeverisja: Duhet ndryshim, njerëz të rinj!

rama te largohet shqiptaret te lodhur nga keqqeverisja duhet ndryshim njerez te rinj
rama te largohet shqiptaret te lodhur nga keqqeverisja duhet ndryshim njerez te rinj

Të dielën Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e përgjithshme të PS me temë riorganizimin e partisë qeverisëse. Duket se edhe vetë partia në maxhorancë është e ndërgjegjshme për nevojën e riorganizimit, në kushtet kur qytetarët kanë pakënaqësitë e tyre për qeverisjen qendrore dhe lokale.

Në sondazhin e publikuar nga Instituti amerikan IRI pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më gjerë korrupsionin dhe migracionin.

Thuajse gjysma e të pyeturve në të gjithë vendin ishin të pakënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve. Edhe për News24 qytetarët u shprehen se keqqeverisja në të gjitha nivelet po përkeqëson jetët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →