Tentativa për vrasjen e Donald Trump, e cila hap një kapitull të ri të errët në historinë e mallkuar të dhunës politike të Amerikës, tronditi një komb.
Sulmi i një ish-presidenti në një tubim të fushatës vetëm disa ditë përpara se ai të pranojë nominimin republikan është, sipas definicionit, një sulm ndaj demokracisë dhe të drejtës së çdo amerikani për të zgjedhur liderët e tyre.
Kandidati demokrat ishte në skenë, me mbështetësit e tij që mbanin posterat e tyre “Maga”, kur shpërthyen të shtënat.
Trump u tërhoq, më pas kapi anën e fytyrës dhe u fsheh pas podiumit të tij ndërsa njerëzit filluan të bërtisnin.
Ish-presidenti më vonë tha se ndjeu një plumb në veshin e tij.
Të shtënat erdhën nga një person i armatosur në një çati jashtë perimetrit të mitingut të tij në Butler, Pensilvani.
Në videot dhe fotot e publikuara pas ngjarjes, Donald Trump u nxor i gjakosur nga mitingu, ndërsa shihet që me grushtin lart dhe flamurin amerikan në sfond.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co