Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me operacionin e SPAK sa i takon inceneratorit të Tiranës.
Ish-deputeti demokrat thekson se pavarësisht arrestimeve, inceneratori i Tiranës u pagua edhe sot me 80 mijë euro.
Këlliçi shprehet kritik ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe ngre disa pyetje duke shtuar: “çfarë vallë, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?”.
Postimi:
Ende asnjë njoftim zyrtar nga super mega aksioni i SPAK për inceneratorin fantazmë të Tiranës, të cilin edhe sot pronari faktik e pagoi 80.000 euro nga taksat tona!
Deri më tani janë 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës të djegura nga inceneratori, sëbashku me ato masat e famshme të ndalimit për Grupin e Strukturuar Kriminal dhe kreun e grupit Erion Veliaj!!!
Vallë çfarë mendoni, të dashur miq, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?
a) Gjoba që pronari faktik thotë se ka paguar në SPAK
b) Të qenit “kolegë” me pronarin faktik
c) Urdhër nga ai i “gjati” që firmosi bonusin 8%
d) Të gjitha opsionet e mësipërme
Jepni lirisht mendimet tuaja të dashur miq!
PS: Shumë kurioz jam për raportin e punës së SPAK përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e hënë! Me siguri do flitet për arritje dhe suksese të reja të reformës në drejtësi!
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co