Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, mes një grupi të rinjsh dhe efektivëve të policisë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30 minuta në zonën e Lungomares.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se si një nga qytetarët qëllon me skafandrën e motorit një nga policës, ndërsa një tjetër e shtrin efektivin në tokë dhe e qëllon me grushte.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfrontimin fizik mes qytetarëve dhe policëve.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co