“Dënojmë me forcë çdo veprim që cënon integritetin e garës”, klubi i Vllaznisë reagon pas incidentëve në Islandë

denojme me force cdo veprim qe cenon integritetin e gares klubi i vllaznise reagon pas incidenteve ne islande


































Vllaznia zhvilloi ditën e djeshme ndeshje e parë për kualifikuset e Ligës së Konferencës, kundër Valurit në Islandë.

450594824_1011480220986656_817692731120291412_n (1)

Ndeshja u mbyll në baraspeshë totale 2-2, e megjithatë gjatë zhvillimit të lojës kishte momente të incidenteve të ndryshme me gjyqtarin e sfidës, ku sipas shkodranëve dha 2-3 vendime të gabuara në dëm të ekipit kuqeblu. Kjo bëri që tifozët të irritoheshin dhe të fillonin të përlesheshin me rojet e stadiumit, si dhe hodhën sende të forta në drejtim të arbitrit kryesor.

Gjithashtu, mediat islandeze raportonin se ka pasur edhe një kërcënim nga drejtuesit e ekipit të Vllaznisë në drejtim të atyre të Valurit, pasi skuadrat kishin hyrë në dhomat e zhveshjes.

Pas këtyre akuzave, klubi shkodran ka reaguar me një postim në faqet e tij zyrtare në rrjetet zyrtare ku shprehet se është totalisht kundër gjesteve antisportive që mund të cënojnë integritetin e lojës, dhe se në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” ata do të mundohen të zhvillojnë një takim sa më “fair-play”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →