Demokrati Belind Këlliçi ka paralajmëruar që protesta e sotme e opozitës para kryeministrisë, nuk është e fundit për këtë sezon.
Në një prononcim për News24, Këlliçi tha se “pa shkuar para drejtësisë ata që abuzojnë me fondet publike, PD nuk ndalet”.
I ndalur tek pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ai tha se ka pasur me mijëra qytetarë që i i janë përgjigjur thirrjes së opozitës.
Ndër të tjera, ai bëri me dije se opozitarët do të protestojnë sërish më datë 18 korrik, para Bashkisë së Tiranës.
“Ajo që mund t’ju konfirmoj është se sot java, në datë 18 ditën e enjte do të ketë sërish protestë tek bashkia, në orën 11 paradite“, tha ai.
Këllëçi: Pjesëmarrja flet vet, jemi në mes të sezonit veror, në 11 korrik, ka pasur me mijëra qytetarë që i i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Kjo nuk është protesta e fundit që ne bëjmë për këtë sezon. Ajo që mund t’ju konfirmoj është se sot java, në datë 18 ditën e enjte do të ketë sërish protestë tek bashkia, në orën 11 paradite. Pa shkuar para drejtësisë ata që abuzojnë më fondet publike, që vjedhin taksat e qytetarëve çdo dit PD nuk i ndal protestat. Protesta e sotme foli vet, me folësit me simbolikat, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe kërkesën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co