Është mbyllur pas dy orësh protesta e opozitës, e cila nisi te Kryeministria, vijoi te Bashkia e Tiranës dhe u mbyll në fund tek selia e Partisë Demokratike. Protestuesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa seria e fjalimeve që nisi me regjizorin Edmond Budina, u mbyll nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Në fillim të fjalimit të Berishës, te godina e Kryeministrisë janë hedhur molotovë, duke treguar ndoshta në këtë mënyrë entuziazmin e protestuesve. Ndërkohë më pas molotovët janë hedhur mbi godinën e Bashkisë, atje ku protestuesit u zhvendosën, për të mbyllur serinë e molotovëve te Kuvendi.
[embedded content]
Tubimi i demokratëve u mbyll me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, nga shkallët e selisë së PD-së. Noka ka falenderuar demokratët për pjesëmarrjen, ndërsa tha se qytetarët folën dhe protestat do të vijojnë. Noka tha se shqiptarët do të ngrenë zërin kundër padrejtësive. Ai tha se qëllimi i protestave është qeveria teknike dhe lirimi i kreut demokrat, Sali Berisha.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “
Balkanweb” mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Pjesëmarrja flet vetë, qytetarët na u përgjigjën”/ Këlliçi: Kërkesat janë ultimative, ja kur do të jetë protesta e radhës…
-
VIDEO/ Marshuan te Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin molotov drejt policëve, përplasen me efektivët
-
FOTOLAJM/ Motolovi djeg flamurin te Bashkia e Tiranës
-
Protestuesit hedhin molotov përpara Bashkisë së Tiranës (VIDEO)
-
“Ne do të fitojmë”/ Berisha: Bashkohuni me ne për të lidhur besën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira
-
Protestuesit nisen drejt Bashkisë së Tiranës
-
Protesta e opozitës, ja figurat që ishin në shesh mes protestuesve
-
Protesta e PD, mes protestuesve edhe Shkëlzen Berisha
-
Protesta, Berisha: Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale
-
Meta mban fjalimin në protestë: Ky regjim armik i madh i Kosovës, Rama mbështet ekonomikisht Serbinë – këtu bujqësia po falimenton
-
Tensione në protestë, hidhen molotov në dyert e Kryeministrisë
-
Protesta, Meta kritikon këshilltarët opozitarë: Turp për të gjithë ata që përtojnë të vijnë të protestojnë
-
Protesta e PD, Budina: Skandalet këtu janë bërë normalitet, të radikalizojmë protestat
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co