Aventura e Holandës në Euro2024 përfundoi në gjysmëfinale. Në fund të ndeshjes, talenti i portokallinjve dhe dhe Paris Saint-Germain, Xavi Simons, u rikthye mbrapa në kohë, teksa foli për lamtumirën me Barcelonën para disa vitesh.
“Unë jam një djalë që punoj çdo ditë për të realizuar ëndrrën time. Njerëzit mund të kenë një mendim që u është rrënjosur në kokë por thashethemet për këtë çështje nuk janë të vërteta. Një ditë do të flas për gjithçka që ka ndodhur. Kam shumë njerëz që më mbështesin dhe vënë bast për mua, kjo është ajo që ka rëndësi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co