Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të enjte një video për 75 vjetorin e krijimit të NATO-s. Në video shfaqen disa prej liderëve më të rëndësishëm botërorë, por dhe gjeneralëve kyç të aleancës euro-atlantike.
Protagonist në videon e publikuar nga DASH, ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Hasani është kryediplomati i parë i cili mban një fjalim dhe i vetmi protagonist nga rajoni në pamjet e shpërndara.
“E lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO u ngrit si një fener paqeje dhe stabiliteti”, është mesazhi i ministrit Hasani, përmes videos.
Në videomesazh është edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili deklaron mbështetjen ndaj aleancës.
“75 vjet, 32 Aleatë. 1 miliard njerëz të mbrojtur. Lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO është një fener paqeje dhe stabiliteti. Së bashku më të fortë” shkuan Deparamenti i Shtetit Amerikan në mbishkrimin e videos së postuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co