Në emisionin e sotëm “ Me Zemër të Hapur” po trajtohet sërish historia e rëndë në Fier, ku Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj. Teksa nëna e autorit të vrasjes kujdeset që tja hedhë fajin vajzës, në një lidhje telefonike live ajo u përball edhe me ish nusen e saj.
Teksa nëna e autorit shprehet se ishin përpjekur që ta qetësonin situatën, por autori dhe viktima shpesh herë janë përplasur, edhe policia nuk ka marrë masat e duhura. Ndërkohë që 27-vjeçarja, shprehet se për çdo gjë që thuhet ajo ka fakte dhe regjistrime kundër autorit, sepse ky i fundit i ka shantazhuar, kërcënuar dhe paralajmëruar për ngjarjen.
[embedded content]
Pjesë nga intervista:
‘Nëna e autorit të ngjarjes, Xhuljano Miho: Xhimin e mori në qafë ajo vajzë, jo djali im. Ajo i përdori të dy djemtë, unë i them ngushëllime familjes dhe i kërkoj falje, por fajin e kishte nusja jo djali im e viktima.
27-vjeçarja: Unë dua të them që çdo gjë e kam me regjistrim, zonja po të ishte aq nënë e mirë u fliste tamam si djem por ajo ka folur pisët, ajo ka folur me Xhimin
Nëna e autorit: I ndjeri shante në telefon, ndërsa unë kam thënë një fjalë banale për nusen, i thash mos u merr me atë. Ai shkruante SMS e shante, ne kërkuam ndihmë të takojmë familjarët e tij, por ata nuk erdhën.
27-vjeçarja: Unë i kam kërkuar ndihmë, ajo më tha kokat të hanë, mua nuk më intereson fare
Nëna e autorit: Mashtruese.
27-vjeçarja: Po po unë e kam telefonuar dhe i kamë thënë të më ndihmonte, unë dua që psikologia ti marrë në pyetje, sepse unë nuk e lë këtë ngjarje, e vërteta do të dalë dhe ai duhet të kalbet në burg.
Nëna e autorit: Ai nuk e donte më nusen, ai donte fëmijët, por për sharjet e kërcënimet ai ka qenë me nerva, unë nuk doja që xhimi të futej në burg as djali im”
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co