“Padurimi i qytetarëve është në limite”/ Këlliçi për protestën: Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit do derdhen në Bulevard

padurimi i qytetareve eshte ne limite kellici per protesten rinia qytetaret e tiranes dhe mbare vendit do derdhen ne bulevard
padurimi i qytetareve eshte ne limite kellici per protesten rinia qytetaret e tiranes dhe mbare vendit do derdhen ne bulevard

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi shprehet se të rinjtë do të dominojnë protestën e opozitës të enjten para Kryeministrisë.

Këlliçi, deputetë të PD dhe përfaqësues të FRPD, kanë takuar pasdite qytetarë të Tiranës në zonën e Parkut të Liqenit.

“Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend!”, shkruan Këlliçi.

Postimi
Energji pozitive pafund me qytetarët e Tiranës dhe FRPD 💙
Sot ishim sëbashku me të rinjtë e FRPD dhe disa deputetë të PD, në takime me kryeqytetasit të cilët kishin zgjedhur parkun artificial të liqenit për të kaluar pasditen.
Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend!
Mos mungo, eja dhe ti 🫵🏻
Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do derdhen nesër në bulevard, më shumë se kurrë e më të vendosur se kurrë 💪🏻🙏🏻
Shihemi nesër, 11 korrik, ora 20:00, tek kryeministria ✌🏻

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →