Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat, raporton gazetarja Eneida Petova.
Për shkak të rrezikut sepse zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”,pas njoftimit në marrë,në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse.
[embedded content]
Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij,duke shmangur rrezikun.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje,dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi,por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë,e djegur nga zjarri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co