Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Gjykata le në burg Xhuliano Mihon, ja akuzat që rëndojnë mbi të

vrau bashkejetuesin e ish gruas gjykata le ne burg xhuliano mihon ja akuzat qe rendojne mbi te

Gjykata e Fierit ka lënë në qeli 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi Baka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen ‘’11 janari’’ në Fier, mbrëmjen e 4 korrikut, kur Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin dhe ky i fundit ndërroi jetë.

Shkak dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe ish- bashkëshortes së tij, e cila së fundi kishte nisur një bashkëjetesë me 23-vjeçarin.

Teksa 39-vjeçari tashmë ka rënë në pranga, ai do të përballet me akuzat e veprave penale ‘’Vrasje me dashje’’ dhe ‘’Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal ndaj shtetasit Xh.M., i cili pak ditë më parë goditi me mjet të mprehtë shtetasin Xh.B. I riu humbi jetën për shkak të plagëve të mara.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2024, në lagjen “11 Janari”, Fier.

Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xh.M., Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

Capture
Capture
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →