Ngjarja e rëndë që ndodhi ne Fier ku një 39-vjeçar Xhuljano Mihaj goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit, tronditi opinionin publik.
Autori ishte në një konflikt të herëpashershëm me bashkëshorten e tij edhe pse kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin dhe pritej seanca vendimtare. Autori i krimit e kërcënonte shpesh bashkëshorten dhe të dashurin e saj Xhimi Bakaj.
Ai shkonte çdo natë poshtë banesës ku jetonte ajo dhe fëmijët duke ruajtur çdo lëvizje të saj. Ditën e djeshme bashkëjetuesja e viktimës u shpreh në një lidhje live se ajo ka qenë çdo ditë e kërcënuar dhe e survejuar nga bashkëshorti.
Madje ditën e djeshme u transmetuan audio kërcënuese ku autori i kishte dërguar edhe një natë para krimit. Neglizhenca e institucionit të policisë së Fierit u fajësuan nga ana e saj, për shkaktimin e kësaj tragjedie.
Ditën e sotme flasin familjarët e të ndjerit Xhimi Bakaj, ndiqni emisionin.
Vëllai i Xhimit: Xhimi dhe vajza kanë qenë të lidhur për 9 muaj ose 1 vit, por unë kohët e fundit e kam marrë vesh. Kam qenë jashtë dhe thjesht kam folur se a është mirë. Për shtatëzaninë e vajzës kam mësuar përpara 5 ditësh, tani kur ndodhi ngjarja. E kam marrë vesh që kanë bërë shumë kallëzime në polici dhe policia këto kallëzime nuk i ka marrë parash. Por, vëllai im nuk më ka shprehur shqetësimë të shumta. Ai ishte i lumtur me vajzën. Në fillim kam qenë pak në dyzim, disi, siç jemi ne shqiptarët, për moshën, për faktin që kishte fëmijë, por unë i kam thënë që vijo nëse ndihesh i lumtur. Xhimi ishte i lumtur dhe sillej mirë edhe me fëmijët e partneres së tij. Gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë problematika. Xhimi nuk thoshte se kishte probleme, i ka mbajtur përbrenda të gjitha. Vëllai im nuk mbante biçak. Autori e ka qëlluar më shumë se 7 herë, 4 herë në zemër dhe besoj 3 herë në bark.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co