Pas humbjes së Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, Thomas Müller pranoi se ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për ekipin kombëtar. “Ka mundësi që kjo të ishte ndeshja ime e fundit ndërkombëtare” tha Müller për Sky Germany.
Bild raporton se veterani 34-vjeçar i Bayern Munichut ka vendosur me të vërtetë të tërhiqet nga kombëtarja. Müller bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2010 dhe numëroj 131 paraqitje për ekipin kombëtar, duke shënuar 45 gola dhe duke dhuruar 41 asistime.
Ai është lojtari i tretë i Gjermanisë me më shumë paraqitje, pas Miroslav Klose (137 paraqitje) dhe Lothar Matthaus (150 paraqitje). Muller mbahet mend për faktin se ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut me pesë gola dhe ngriti trofeun me Gjermaninë katër vjet më vonë në Brazil. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij në klub me Bayern Munich, ku ka kontratë deri në vitin 2025.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co