Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit: Duhet të shqyrtohet nga ne, sillni mocionin pa vonesa

mandati i olta xhackes gjykata kushtetuese rrezon vendimin e kuvendit duhet te shqyrtohet nga ne sillni mocionin pa vonesa
mandati i olta xhackes gjykata kushtetuese rrezon vendimin e kuvendit duhet te shqyrtohet nga ne sillni mocionin pa vonesa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj njoftoi vendimin e kësaj gjykate lidhur me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Zaçaj u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit të marrë në prill të këtij viti. Zaçaj tha se mandati i Xhaçkës duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se Kuvendi nuk duhet të vendosë në diskutim vendimet e GJK.

Zaçaj theksoi gjithashtu se Kuvendi duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese pa vonesa raportin për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u zbatua nga Kuvendi. Vendosëm pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Vendimi ka efekt detyrues si me pjesën urdhëruese ashtu edhe me pjesën arsyetuese. Gjykata theksoi se vendimi është i detyrueshëm për zbatim. Kjo do të thotë që Kuvendi dhe deputetët e tij duhet të votojnë në përputhje me vendimin e gjykatës.

Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesa të këtij vendimi. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin e vendimit. Kuvendi të dërgojë pa vonesë mocionin për mandatin e Olta Xhaçkës“, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

“Kur thua pa vonesë do të duhet që Kuvendi të veprojë. Jemi në vendimmarrje të dytë për të njëjtën çështje, i mbetet politikës të vendosë nëse do ta zbatojë konformort asaj që kemi vendosur në vendimin e sapomorëm, që ta sjellë çështjen me përparësi, ashtu siç ne e kemi shqyrtuar me përparësi por nuk kemi vendosur afate”.

Këtë javë, PS iu drejtua me një shkresë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rihapjen e çështjes së mandatit të Xhaçkës dhe marrjen e një opinioni Këshillimor nga Komisioni i Venecias.

Të dyja çështjet, kërkesa për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, qoftë edhe kërkesa për marrjen e një mendimi Amicus curiae, u rrëzuan nga gjykata”.

Vijon…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →