Spanja arriti të mposhtë me përmbysje Fracën në gjysmëfinale, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe të Euro2024 në Berlin.
“Furia e Kuq” reagoi shpejt pas golit të Kulu Muani, duke shënuar fillimisht një supergol me Lamine Yamal dhe më pas me Dani Olmo, që do të vulosnin rezultatin përfundimtar në 2-1.
Padyshim që “kryefjala” e kësaj ndeshje dhe e këtij evropiani është Lamine Yamal, ylli i Spanjës i cili me supergolin ndaj Francës, bëhet lojtari më i ri në histori që shënon në një kompeticion të tillë, pas 3 asisteve në 5 ndeshjet e para.
E gjitha bota sot po flet për të, ndërsa elozhet nuk kanë fund specialistë dhe emra të mëdhenjt të futbollit.
Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinnand me anë të një postim i në rrjetin social “X” shkruan “Gjëra ta paligjshme nga Lamine Yamal” duke iu referua golit të barazimit ndaj ‘Gjelave’, “ai është vetëm 16 vjeç njerëz” shton Ferdinand.
Illegal things from @LamineeYamal #FRAESP 16 years old people 😳😂❤️
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) July 9, 2024
Me siguri ky “fëmijë” do të vazhdojë të na dhurojë emocione të mëdha dhe të na kënaqe me futbollin e tij spektakolar.
Futbollistë si Yamal lindin rrallë padyshim, me të mund të krahasohen emra si Pele, Maradona apo Messi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co