“Shohin shpëtimin edhe tek fija e kashtës”- Vendimi i GJK për Komisionet Hetimore, mazhoranca i përgjigjet opozitës: Asgjë për t’u shënuar në këtë zheg vere

shohin shpetimin edhe tek fija e kashtes vendimi i gjk per komisionet hetimore mazhoranca i pergjigjet opozites asgje per tu shenuar ne kete zheg vere



































Ndryshe nga opozita, e cila vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet Hetimore e lexoi si fitore, mazhoranca mendon të kundërtën. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj thotë se ligji për komisionet hetimore nuk është  gjetur antikushtetues.

Felaj

Sipas saj, ligji garanton transparencën  e punës së komisioneve hetimore, ndërsa sjell edhe shembujt e dy komisioneve në veprim.

Felaj ironizoi opozitën duke thënë: Asgjë për t’u shënuar në këtë zheg vere nga një opozitë që e sheh shpëtimin edhe tek fija e kashtës.

“Një koment për “gjysma gjelët” e politikës që gjejnë fitore dhe aty ku ato nuk ekzistojnë. Së pari, ligji për komisionet hetimore nuk është  gjetur antikushtetues, nëse kështu, do duhet të ishte shfuqizuar po sot! Dhe nuk kishte sesi, sa kohë që përshkrimi i objektit dhe i veprimit të komisioneve hetimore,  i përmbahet mot à mot vendimeve të vetë kësaj gjykate në vite dhe sa kohë dhe vetë opozita pat propozuar të njëjtën gjë dhe asnjë gërmë më shumë! Asnjë antikushtetueshmëri nga ana e Kuvendit  në procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të  ndryshimeve të propozuara në ligjin e komisioneve hetimore! Ligji garanton transparencën  e punës së komisioneve hetimore,  sikurse po shihet edhe me dy komisionet hetimore në veprim. Dyert e mbyllura nuk janë rregulli,  por përjashtimi  i nevojshëm  ligjor dhe kjo është pranuar  edhe nga Kushtetuesja, përndryshe i bie indirekt të rrëzoje   edhe ligjin gjerman të komisioneve hetimore. Shkurt e qartë .. asgjë për t’u shënuar në këtë zheg vere nga një opozitë që e sheh shpëtimin edhe tek fija e kashtës”, shkruan Felaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →