Breshër sa një kokërr arre në Gjinar të Elbasanit, dëme të mëdha për fermerët (FOTO)

bresher sa nje kokerr arre ne gjinar te elbasanit deme te medha per fermeret foto

Pasditen e kësaj të marte, në territorin e Bashkisë së Elbasanit janë shfaqur situata të çuditshme të motit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se ndërsa edhe sot kanë mbizotëruar temperatura mjaft të larta dhe moti  kthjellët pas orës 16:00 papritur moti ka ndryshuar dhe reshjet kanë kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Elbasanit.

Në qytet ka rënë shi i imët, në zonën e Shpatit ka mbizotëruar mot ekstrem i shoqëruar nga një stuhi shiu i dendur dhe breshëri, madhësia e kokrrave të cilit ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe e pazakontë, pasi në disa zona sipas banorëve të fshatit Gjinar një kokërr breshëri ishte sa një kokërr arre.

Bresher2
Bresher2

Stuhia e frikshme sipas tyre zgjati rreth  2 orë dhe shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke u shkaktuar humbje të mëdha fermerëve të Njësisë Administrative Gjinar në Bashkinë e Elbasanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →