Mbi 12 ha tokë bujqësore në Shupenzë të Bulqizës kanë mbetur pa vaditje. Banorët ankohen se prej disa vitesh paraqitet kjo situatë, saqë disa prej tyre kanë nisur ta lënë tokën djerrë, për shkak se uji vaditës nuk shkon tek të mbjellat e tyre.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanëeb se janë 25 familje, të cilat përfitojnë nga uji vaditës, që merret në malin e Zerqanit. Po ata ankohen se nuk po ju shkon në kohën e duhur, madje as në mesin e muajit korrik.
Vetë banorët ankohen se për këtë kanal vaditës kanë paguar edhe tarifën e vaditjes, në mënyrë që paratë e mbledhura të përdoren për pastrimin e kanalit dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara. Por, sipas tyre këto para nuk dihet se ku kanë përfunduar, por ajo që dihet është se banorët nuk kanë ujë vaditës.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se për situatën e krijuar kanë vënë në dijeni edhe Bashkinë Bulqizë, por që deri tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Problemi i vaditjes për ta ka nisur që me ndërtimin e dy hidrocentraleve në rrjedhën e zallit ku ata marrin ujin vaditës.
Banorët i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë përfundimisht këtë situatë, e cila po e shkatërron fshatin e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co