Çiftit të famshëm i vjedhin unazën 100 mijë dollarëshe në Paris

ciftit te famshem i vjedhin unazen 100 mije dollareshe ne paris

Nisi si një udhëtim romantik në Paris, por u kthye në një episod makthi për Guaynaa dhe Lele Pons. Çifti është një nga shumë personazhe të famshëm që kalon kohë në Evropë, dhe ndërsa gjithçka dukej se ishte perfekte, çifti kanë zbuluar se ishin viktima të një grabitjeje.

Këngëtari i “Chica Ideal” Guaynaa ndau lajmin tronditës në Instagram:

Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne. Është vjedhur. Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike që na solli. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme.

Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai i propozoi në Tomorrowland më 31 korrik 2022. Unaza 4.4 karat kushtonte 100 mijë dollarë.

 900 0 1720528367xparis 752x440 760
900 0 1720528367xparis 752×440 760
 900 0 1720528322xlele 469x400 555
900 0 1720528322xlele 469×400 555

Edhe Lele Pons bëri një postim në Instagram.

“Është zemërthyese sepse kjo unazë tregon bashkimin tonë”, tha ajo teksa vijoi duke kërkuar informacione.

Vetëm një ditë para se të ndanin lajmin e hidhur, Pons postoi foto në qytetin romantik. “Qyteti i dashurisë dhe KRUASANTËVE”, shkroi 28-vjeçarja në mbishkrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →