Ciro Immobile mund të luaj përkrah Rashicës dhe Ernest Muci te gjigandi turk Besiktas. Mediat italiane kanë pohuar njëzëri, lidhur me interesimin e Besiktas në drejtim të bomberit lacial. Immobile vjen pas një sezoni jo shumë pozitiv, pasi dëmtimet e shumta e kanë mbajtur larg fushës së blertë dhe kjo gjë solli që shpesh here edhe kur ai ishte i gatshëm, të përfundonte si zgjedhje e dytë, pas Taty Castellanos.
Sipas mediave turke, thuhet se akordi mes palëve është gjetur dhe Besiktas i ka propozuar bomberit Italian një kontratë për 2 sezonet e ardhshme, madje ata kanë pohuar se në orët e ardhshme Immobile pritet të zbarkojë në Stamboll. Për Besiktas pritet që ky përforcim të jetë tepër i vlefshëm dhe skuadra turke do të formonte kështu treshen e sulmit: Immobile, Rashica dhe Muci.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co