Pamjet e lojtarëve të Francës teksa stërvitnin gjuajtjet e penalltive një ditë pasi “gjelat” kaluan Portugalinë po me goditjet nga pika e bardhë, kanë bërë xhiron e rrjetit. Pamje të cilat për tifozët francezë, nuk duheshin publikuar kurrsesi nga një media e vendit të tyre, siç është RMC Sport, pasi mund të ndihmonte kundërshtarët.
Kjo e fundit kishte filmuar lojtarët në stërvitjen e të shtunës, duke gjuajtur nga pika e bardhë për të praktikuar penalltitë. Nuk ishin titullarët e zakonshëm, të cilët ishin lënë pushim nga Deshamp, por futbollistët e stolit të cilët gjithashtu dëshironin të ishin të përgatitur për çdo eventualitet.
Sikur të mos mjaftonin protestat e tifozëve për këtë publikim, edhe vetë Antuan Grizman u është bashkuar atyre, duke komentuar në mënyrë ironike në “Twitter” me fjalët “faleminderit për informacionin”.
🇫🇷 👀 Comment les Bleus travaillent les tirs au but. pic.twitter.com/p8RxETJQEr
— RMC Sport (@RMCsport) July 6, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co