Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren.
Viktima, sipas Policisë, u godit nga një automjet teksa po ngiste biçikletën në një vendkalim këmbësorësh.
Si pasojë e këtij aksidenti, viktima ka humbur jetën. Mediat në Kosovë raportojnë se personi i cili humbi jetën është karikaturisti Abdul Zeman.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co