“U kapëm me duar, më akuzoi….”, Devis Xherahu flet për sherrin në Selanik

u kapem me duar me akuzoi devis xherahu flet per sherrin ne selanik
u kapem me duar me akuzoi devis xherahu flet per sherrin ne selanik

Këngëtari i njohur Devis Xherahu, i ftuar në Top Arena, në një intervistë ballë për ballë me Alesja Bamin, tregoi disa të vërteta, ndër to edhe për sherrin që u përfshi në Greqi.

Devis zbulon gjithashtu nëse do të përfaqësojë Greqinë në Eurovizon dhe se a paguhet 100 mijë euro në dasma.

A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?

Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në Shqipëri.

A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?

Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjesht ngeli një ide.

A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?

Devis: Jo, nuk është e vërtetë.

A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?

Devis: Jo, por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala, ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai, sepse unë kisha të drejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →