Anglia mposhti Zvicrën pas 11-metërshave, sekreti i Pickford qëndron te shishja e ujit, si u udhëzua portieri për t’u hedhur

anglia mposhti zvicren pas 11 metershave sekreti i pickford qendron te shishja e ujit si u udhezua portieri per tu hedhur

Sfida e sotme mes Anglisë dhe Zvicrës u vendos vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave pasi 120 minuta lojë nuk prodhuan asgjë më shumë se barazimi në shifrat 1 me 1.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Anglia iu fal portierit Jordan Pickford, i cili arriti të ndalë gjuajtjen e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji.

Megjithatë pritja e gardianit të Everton nuk ishte e rastësishme, teksa është zbuluar pas ndeshjes se portieri kishte në shishen e ujit udhëzimet se si duhet të hidhej për secilin nga lojëtarët e helvetikëve.

Kështu Pickford arriti të hidhet në të majtë për të neutralizuar goditjen e Akanjit, ndërsa lojtarët e tjerë anglezë kryen me saktësi detyrën e ekzekutimit të penalltive përballë Sommer.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu Pickford gjeti saktë edhe krahun e gjuajtjes së Xherdan Shaqirit, por goditja e këtij të fundit ishte tejet e fortë dhe arriti të përfundojë në fund të rrjetës.

Me pritjen e sotme, ai rezulton se ka pritur 4 nga 14 penalltitë që janë gjuajtur kundër tij që kur debutoi me këtë përfaqësuese. Ky është dyfishi i atyre te pritura nga portierët e tjerë të Anglisë në periudhën 1990-2012, ku ishin pritur 2 nga 26 tentativa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →