‘Mendova se po vdisja…’/ Jason Derulo kujton aksidentin e tmerrshëm gjatë turneut

mendova se po vdisja jason derulo kujton aksidentin e tmerrshem gjate turneut
mendova se po vdisja jason derulo kujton aksidentin e tmerrshem gjate turneut

SHBA

Artisti i njohur, Jason Derulo në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj “I Am Paris” ka rikujtuar momentin e një aksidenti të frikshëm në të cilin theu qafën dhe për pak sa nuk i kushtoi edhe jetën.

Për t’u përgatitur për turneun dhe për performancat sigurisht që artisti është stërvitur me një trajner, i cili i thoshte vazhdimisht që të bënte saltro mbrapsht.

Ylli i muzikës u shpreh duke thënë: “Unë e kisha krijuar këtë turne dhe ishte turneu më i madh i jetës sime në atë moment. Trajneri më kërkoi të bëja 50 saltro mbrapsht me shpinë, që është një nga idetë më të këqija që dikush ka pasur ndonjëherë. Kështu që unë rrëshqita gjatë një prej rrotullimeve dhe rashë me kokë, duke thyer rruazat e mia C2.”

Këngëtari tha se pikërisht në atë moment mendoi menjëherë se mund të vdiste nga lëndimi. Lidhur me aksidentin, Derulo kujtoi se sapo mbërriti në spital dhe mori rreze X dhe bëri analiza të tjera, mjeku mbërriti me diagnozën dhe e informoi duke i thënë:

“Ti je ende këtu me ne dhe mund të lëvizësh të gjitha gjymtyrët e tua. Lajmi i keq është se do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar, rreth shtatë muaj.”

Gjatë procesit kur ai po merrte veten sërish, Derulo gjeti një mënyrë për të ruajtur produktivitetin duke krijuar një rutinë për veten e tij dhe gjatë asaj kohe ai shkroi albumin e tij më të suksesshëm, albumin “Talk Dirty”, i cili përmbante “Talk Dirty”, “Other Side”, “Marry Me”, “Wiggle”.

Nga një periudhë shumë e vështirë u kthye në një “periudhë të artë” për këngëtarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →