Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i bëjnë presion ndaj Izraelit për të pranuar propozimin e fundit të armëpushimit në Gaza.
Ai u shpreh se shpreson që një armëpushim përfundimtar do të sigurohet brenda dy ditësh në mënyrë që t’u jepet fund masakrave.
“Pas telefonatës së Presidentit të SHBA Joe Biden me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shpresoj se një armëpushim përfundimtar do të sigurohet brenda dy ditësh në mënyrë që masakrave të fundit të Izraelit t’u jepet fund,” citohet të ketë thënë Erdogan para gazetarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co