Çiljeta tregon se çfarë bëri kur humbi jetën gruaja e Albanit, edhe pse s’i njihte fare

ciljeta tregon se cfare beri kur humbi jeten gruaja e albanit edhe pse si njihte fare
ciljeta tregon se cfare beri kur humbi jeten gruaja e albanit edhe pse si njihte fare

TIRANE

Kur ka lexuar lajmin për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës, Çiljeta është tronditur si i gjithë opinioni publik, edhe pse asokohe nuk e njihte as atë dhe as Albanin.

Në podkastin e Mira Kazhanit, këngëtarja ka bërë një rrëfim të sinqertë, ku foli edhe për momentin delikat.

“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti. Kur e kam lexuar, kam ndier dhimbje shpirtërore. Isha te parukeria e mamit. Kam marrë një cigare në dorë, kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, tregoi Çiljeta.

Më tej, ajo rrëfeu se një vit e gjysmë më vonë ka njohur Albanin.

“Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bëj bashkë.”- tha këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →