Didier Deschamps, trajneri i Francës, doli në konferencë në prag të supersfidës ndaj Portugalisë në Europian.
“Kundërshtari? Portugalia është e rrezikshme dhe Cristiano Ronaldo është gjithnjë një kërcënim. Ka kapacitetin për të shënuar dhe për të qenë agresiv. Portugalia mbetet një kundërshtar i fortë. Nuk e di nëse janë më të fortë nga 2016 apo jo, di që për ne ajo finale ishte e dhimbshme. Jemi në çerekfinale dhe këtu janë më të mirët, unë e di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinezit dhe do të tentojmë të jemi ne në kontroll të ndeshjes.
Probleme brenda skuadrës? Nuk e di, nga njerëzit që janë këtu, unë shoh një entuziazëm të madh. Ndoshta dikush mund të mos jetë i kënaqur, por unë shoh vetëm persona të lumtur. Sigurisht nga ana tjetër është më e bukur kur fiton 5-4, por kritikët kanë punë e tyre. Mua nuk më kanë penguar kurrë për të vazhduar përditshmërinë time.
Mungesa e Rabiot? Kam alternativa të ndryshme”, tha Deschamps.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co