Që nga fillimi i Kampi onatit Europian, Spanja dhe Gjermania kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, që i ka vendosur ata si pretendentë seriozë për titullin. Më së shumti sytë kanë qenë nga Spanja spektakolare e “fëmijëve”, Niko Uilliams e Lamine Jamal. Por Gjermania organizatore ka respektuar të gjitha pritshmëritë, duke treguar se kërkon të bëjë ndryshe nga “Euro 1988”, kur Holanda i merrte trofeun në shtëpi.
Spanja, e drejtuar nga Luis de la Fuente, ka qenë e patëmetë në fazën e grupeve dhe në fazën e 1/8 e finaleve, duke fituar të gjitha ndeshjet e saj (4) dhe duke shfaqur një lojë spektakolare dhe të organizuar, që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe analistëve. Nga ana e saj, Gjermania, nën drejtimin e Julian Nagelsman, ka pasur një rekord po aq të fortë, me tri fitore dhe një barazim në fazën e grupeve dhe një stil dinamik loje që ka krijuar pritshmëri të madhe mes gjermanëve.
SULMI I FRIKSHËM – Nga pikëpamja e statistikave, të dyja skuadrat shkëlqejnë në disa fusha kyçe të lojës. Në sulm, Spanja ka treguar aftësinë e saj për të shënuar gola me bollëk, 9 të tillë në katër ndeshje. E vetmja skuadër që ka shënuar më shumë se “La Roja” është pikërisht Gjermania, e cila ka shënuar 10 gola në të njëjtin numër ndeshjesh. Kjo aftësi shënimi reflekton jo vetëm cilësinë individuale të sulmuesve të tyre, por edhe efektivitetin e strategjive sulmuese dhe kohezionin e ekipit në pjesën fundore të fushës. Analiza statistikore zbulon se Spanja dhe Gjermania janë dy nga skuadrat më proaktive, për sa i përket tentativave për gjuajtje.
Skuadra spanjolle kryeson tabelën me 84 goditje në total, duke treguar një për këmbënguljen e saj për të krijuar mundësi shënimi nga pozicione dhe situata të ndryshme loje. Nga ana tjetër, Gjermania me 71 mundësi nuk mbetet prapa dhe me lojë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë, duke treguar aftësinë e saj për të mbajtur presionin në zonën rivale. Për sa i përket saktësisë në goditjet në portë, Spanja ka qenë më e saktë me 29 goditje në portë, krahasuar me 28 të Gjermanisë. Kjo statistikë nënvizon aftësinë e të dyja skuadrave për të gjeneruar mundësi të qarta shënimi dhe efektivitetin e sulmuesve të tyre.
KONTROLLI I TOPIT DHE SAKTËSIA – Një tjetër aspekt kyç i lojës së të dyja skuadrave është efikasiteti i pasimeve dhe zotërimi i topit. Gjermania kryeson për sa i përket saktësisë së pasimeve, 91.6%, ndërsa Spanja e ndjek nga afër me 90.5%. Kjo aftësi për të mbajtur topin dhe për të shpërndarë me saktësi topin jo vetëm që lehtëson ndërtimin e manovrës sulmuese, por kontribuon edhe në ruajtjen e kontrollit të lojës në qendër të fushës. Për sa i përket zotërimit të topit, Gjermania kryeson gjithashtu me një mesatare prej 65%. Spanja nga ana e saj ka një zotërim solid prej 59%, duke demonstruar aftësinë e saj për të konkurruar në kushte të barabarta me ekipet që kanë një stil loje të ngjashëm. Soliditeti në mbrojtje – Ai mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk do të jetë vetëm një diel mes dy sulmeve më të mira në Europian.
Dy rivalët e të premtes kanë treguar qëndrueshmëri edhe në mbrojtje. Spanja është mbrojtja më e mirë në turne deri më tani, duke pësuar vetëm një gol në katër ndeshje (edhe ai autogol). Kjo qëndrueshmëri mbrojtëse është rezultat i organizimit të përpiktë në prapavijë, së bashku me paraqitjet e jashtëzakonshme individuale nga lojtarët kryesorë si portieri dhe mbrojtësit e qendrës. Gjermania nga ana e saj, ka treguar aftësi po aq mbresëlënëse mbrojtëse, duke pësuar vetëm dy gola në turne deri tani. Kjo forcë mbrojtëse ka qenë vendimtare për suksesin e tyre në Europian, duke i lejuar ata të mbajnë rezultate të favorshme dhe të sigurojnë vendin e tyre në çerekfinale me një lojë të ekuilibruar që kombinon efikasitetin e mbrojtjes me një mentalitet ambicioz sulmues.
PRITSHMËRITË – Nga pikëpamja taktike, përballja mes Spanjës dhe Gjermanisë premton të jetë magjepsëse. Spanja do të kërkojë të përfitojë nga loja e saj e rrjedhshme dhe teknike, duke përdorur kreativitetin e lojtarëve të saj dhe lojës në krahë për të destabilizuar mbrojtjen gjermane. Nga ana e saj, Gjermania do të mbështetet në fuqinë e saj fizike, shpejtësinë në tranzicione dhe talentin individual të lojtarëve si Havertc dhe Sane, për të gjetur hapësira në mbrojtjen spanjolle dhe për të krijuar mundësi shënimi. Për sa i përket menaxhimit të stolit, Luis de la Fuente dhe Julian Nagelsman kanë dëshmuar se janë trajnerë të aftë për të marrë më të mirën nga ekipet e tyre përkatëse. Të dy trajnerët kanë zbatuar strategji efektive dhe kanë menaxhuar mirë burimet në dispozicion, duke siguruar që përballja mes Spanjës dhe Gjermanisë do të jetë një përplasje mendjesh, si dhe aftësive futbollistike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co