Përplasja Prishtinë-Beograd, Serbia arreston një personin e dyshuar për “krime lufte”

perplasja prishtine beograd serbia arreston nje personin e dyshuar per krime lufte
perplasja prishtine beograd serbia arreston nje personin e dyshuar per krime lufte

Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Daçiçit.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për hetim dhe procedim te mëtejshëm të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin”, thuhet në njoftim, ndërsa nuk është e qartë se kur u arrestua ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →