Ambasadori rus në SHBA paralajmëron largimin nga detyra

ambasadori rus ne shba paralajmeron largimin nga detyra
ambasadori rus ne shba paralajmeron largimin nga detyra

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se detyrës së tij po i vjen fundi, njoftim që i hap rrugën Moskës të dërgojë një diplomat të ri në Uashington në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë më të këqijat në dekada.

SHBA-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje sa i përket luftës së Moskës kundër Ukrainës dhe raportet mes tyre kanë arritur në nivelin më të ulët që nga kriza kubane e raketave e vitit 1962.

Për largimin e Antonovit nga posti i ambasadorit raportoi më 4 korrik e përditshmja ruse, Kommersant, që posedoi një letër të shkruar me dorë nga Antonov për një institut kërkimor rus, për 30-vjetorin e themelimit, raporton REL.

“Detyrës sime po i vjen fundi. Shpresoj se së bashku do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e atdheut”, shkroi në letër Antonov, që mban datën 29 qershor.

Kur u pyet për këtë çështje të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakoharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, tha:

“Nuk ka arsye që të komentohet kjo çështje. Gjithkush ka plane personale. Vendimi për emërimin dhe ndryshimin e ambasadorëve bëhet nga presidenti”.

Antonov, 69 vjeç, mori postin e ambasadorit në Uashington në shtator të vitit 2017. Paraprakisht, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësministër i Jashtëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →