Gjërat personale të humbura prej kohësh të polakëve të persekutuar nga nazistët, u janë kthyer familjeve të viktimave, pasi u gjurmuan nga një arkiv gjerman. Në mesin e zotërimeve të dorëzuara, ishte një orë dhe një palë vathë që i përkisnin Stanisława Mordes, e cila ishte vetëm 21 vjeçe kur u kap nga trupat gjermane gjatë Kryengritjes së Varshavës dhe u dërgua në kampin e përqendrimit Ravensbrück.
Sendet e tjera të kthyera përfshinin një karficë dhe një kuti tualeti që i përkiste Anna Tomczyk, e cila gjithashtu u arrestua dhe u burgos në Ravensbrück. Edhe pse të dyja gratë i mbijetuan tmerreve të kampeve, asnjëra nuk i pa përsëri sendet e veta të çmuara.
Por pas përpjekjeve të Arkivit Arolsen, i cili nga selia e tij në qytetin e vogël gjerman të Bad Arolsen synon të rishikojë fatin e 17.5 milionë viktimave, artefaktet u kthyen në Varshavë. “Megjithëse ora nuk është një orë e shtrenjtë zvicerane dhe vathët ndoshta nuk janë të shtrenjtë, kanë një vlerë të madhe për mua, i përkisnin Stasia-s”, thotë një familjar i Stanisława Mordes
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co