Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 35-vjeçar me qëllim eksdradimin drejt Shqipërisë.
Shtetasi me iniciale Juri Ymeraj akuzohet nga GJKKO-ja për pastrim parash dhe është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”.
Policia njofton se po bashkëpunon me interpol Romën për të finalizuar eksdradimin e 35-vjeçarit.
Ymeraj është i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, ku ai së bashku me Arbër Denizi dhe Silvester Driza, kanë themeluar shoqëritë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k.
Nga hetimet e kryera, transaksionet e inceneratorit të Fierit me kompanitë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k, janë fiktive dhe se ato janë krijuar posaçërisht për t’u përdorur për të mbuluar natyrën e vërtetë të kryerjes së këtyre transaksioneve.
“Silish.pk, dhe “IP.Y” sh.p.k, kanë deklaruar të njëjtën adresë të selisë së tyre në Durrës. Asnjë prej këtyre shoqërive nuk kanë pasur kapitalin e nevojshëm, punonjësit e nevojshëm të kualifikuar për të kryer punimet sipas faturave tatimore.
Punëtorët e regjistruar janë punëmarrës fiktivë, pasi gjatë deklarimit të tyre rezulton se nuk kanë pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk njohin personat e tjerë të regjistruar si të punësuar.
Ndërkohë, personat që kanë themeluar shoqëritë respektive, Arbër Denizi, Silvester Driza, dhe Juri Ymeraj, kanë lidhje shoqërore me Arbi Kokën, djali i Lefter Kokës, ky i fundit i arrestuar i pari për këtë skandal!
Më datë 16 nëntor 2022, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja. Nga këto, 5 prej tyre janë ekzekutuar nga policia e shtetit.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Arrestohet në Itali, për t’u ekstraduar në vendin tonë, një 35-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për pastrim parash.
Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të menjëhershëm të këtij informacioni, nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policia italiane arrestoi në Padova, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin J. Y., 35 vjeç.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co