Evakuohet pallati i Versajës, forca të shumta të ushtrisë futen brenda

evakuohet pallati i versajes forca te shumta te ushtrise futen brenda
evakuohet pallati i versajes forca te shumta te ushtrise futen brenda

Njësi të armatosura rëndë të ushtrisë franceze janë futur në pallatin e Versajës në Francë, si pasojë e “një incidenti të sigurisë”.

Policia u pa duke u futur në atraksionin turistik në afërsi të Parisit, kurse vizitorët e shumtë janë evakuuar, shkruajnw mediat e huaja.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin këtë zonë, kurse një deklaratë zyrtare pritet t’i dërgohet mediat lidhur me intervenimin.

“Forcat e sigurisë janë në terren. Shmangni zonën dhe ndiqnin instruksionet e autoriteteve. Mos u besoni informacioneve të rreme”, u tha nga policia franceze.

Dëshmitarët okularë thonë se ishin duke pritur në radhë, kur forcat e sigurisë u shfaqën befasisht në objekt.

Fedde Benedictur tha në platformën X: “Çfarë po ndodhë këtu? Ishim duke pritur që të ndalohet të futemi në pallat dhe tani jemi evakuuar sepse ushtria sapo është futur brenda”.

Qindra turistë raportohet se kanë mbetur jashtë duke parë se çfarë po ndodhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →