Armand Duka, kreu i FSHF-së, në një intervistë për “Sportitalia”, preku shumë tema, nga Evropiani, te yjet kuqezi, e deri tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho: “Treguam gjëra të bukura në këtë Evropian për të cilat jemi krenar, pavarësisht se ndodheshim në atë që u cilësua si grupi i vdekjes. Mendoj se kemi bërë paraqitje të mira në të tre ndeshjet, jam i kënaqur, përveç rezultateve. Nëse do të ishim pak më të kujdesshëm dhe interligjent mund të kalonim grupin, u shpreh Duka duke u ndalur më pas tek e ardhmja e Sylvinho-s: Kontrata e trajnerit përfundoi pas Evropinait, por ne kemi që në janar që i kemi propozuar rinovimin. Mendoj se do ta finalizojmë shumë shpejt. Në dëshirojmë të vijojmë bashkëpunimin. Sylvinho ka shkuar me pushime për disa ditë, nga java e ardhshme do të takohemi sërish për të diskutuar vijimin e punës, theksoi Duka për Sportitalia, duke bërë në fund dhe nga një koment të shkurtër për dy nga yjet e ekipit përfaqësueses:
“Asllani? Për mua ishte pa diskutim lojtari më i mirë i përfaqësues në këtë Evropian. Ai vërtetoi se është një nga elementet kyç të skuadrës duke marrë në dorë regjinë si të ishte një veteran ekspert. Broja? Armando është pa diskutim një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Unë jam milanist, nëse Broja do të vinte në Milanello do të isha dy herë i lumtur dy herë. Do të ishte pa frikë goditja më e fortë e Milanit këtë mëkato vere, u shpreh ndër të tjera Duka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co