Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur lajmin se SHBA-ja do të dërgojë 2.3 miliardë dollarë shtesë ndihmë për sigurinë në Ukrainë.
Lajmin për ndihmën e re ushtarake e ka dhënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili theksoi se paketa përfshin armë antitank, interceptorë dhe municione për Patriot dhe sisteme tjera të mbrojtjes ajrore.
Bëhet e ditur se njoftimi erdhi pasi Lloyd e takoi ministrin ukrainas të mbrojtjes, Rustem Umerov, në Pentagon, shkruan skynews.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zelensky vuri në pah rëndësinë e armëve amerikane për ushtrinë ukrainase.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co