Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pas një operacioni për goditjen e prostitucionit dhe trafikut të drogës.
Pas ankesave të shumta nga fqinjët, një operacioni të përbashkët nga Policia Kombëtare Spanjolle, Mossos d’Esquadra dhe policia lokale çoi në kontrollin e një hoteli në Barcelonë. Autoritetet zbuluan se hoteli po përdorej si një qendër prostitucioni dhe pikë shitje droge.
Gjatë ndërhyrjes, në të cilën ka marrë pjesë edhe Inspektorati i Punës, janë identifikuar 50 banorë. Përballë parregullsive të shumta, policia vendosi mbylljen e tij.
I vendosur në rrugën Camí de les Cabres, në qendër të Lloret de Mar, hoteli kishte tërhequr ankesa të shumta nga fqinjët për shkak të agjitacionit dhe ndotjes akustike të shkaktuar nga ikjet e pandërprera të klientëve.
Kërkimet dështuan për gjetjen e femrave të përfshira në prostitucion, por dy meshkuj me kombësi shqiptare u arrestuan si tutorë dhe për posedim droge. Ata janë dërguar në komisariat për identifikim.
Oficerët konfiskuan gjithashtu pajisje që synonin të peshonin dhe paketonin drogën, të cilat policia beson se më pas eksportohej dhe shitej jashtë vendit.
Mes 50 personave të identifikuar është një numër i madh azilkërkuesish. Hetimi vijon për përcaktimin e përgjegjësive të secilës palë në lidhje me trafikun e drogës dhe pjesëmarrjen në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co