Ky është momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj shkon në Drejtorinë e Policisë.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, shihet ish-ministri me pranga në duar teksa shoqërohet nga efektivët dhe hyn në godinën e Drejtorisë së Policisë ku do të japë edhe sqarimet e tjera.
Beqaj u vu sot në pranga me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.
[embedded content]
Gazetarja Klodiana Lala, e cila konfirmoi për BalkanWeb, e para ekskluzivisht lajmin për arrestimin e ish-ministrit, bën me dije se SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu është urdhëruar nga ana e SPAK dhe kontrolle në dy banesa.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co