“Nuk do të largohem”- Pas Shtëpisë së Bardhë, edhe Biden shuan zërat e heqjes dorë nga kandidimi për president i SHBA: Do jem në garë deri në fund dhe ne do të fitojmë

nuk do te largohem pas shtepise se bardhe edhe biden shuan zerat e heqjes dore nga kandidimi per president i shba do jem ne gare deri ne fund dhe ne do te fitojme



































Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shuar zërat se ai do të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

biden

Në një takim me ekipin e tij, sipas CNN, ai ka thënë se askush nuk po e shtyn të largohet, ndërsa ka thekuar se do të qëndrojë në garë dhe do të fitojë.

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë, sa më thjeshtë dhe sa më drejtpërdrejtë sa të mundem: Unë jam duke kandidat. Jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk më shtyn të largohem dhe nuk po largohem. Jam në këtë garë deri në fund dhe ne do të fitojmë sepse kur demokratët bashkohen, ne gjithmonë fitojmë”, mësohet të ketë thënë Biden.

Kujtojmë se dhe në një konferencë për media,  sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, deklaroi se Biden nuk do të largohet nga gara, ndërsa sa i përket performancës së tij të dobët në debatin presidencial me republikanin Donald Trump, tha se ka qenë i lodhur për shkak të udhëtimeve të fundit nëpër botë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →