Në një lidhje skype për emisionin “Open” në News24, shkrimtari Rudolf Marku tha se vdekja e një shkrimtari të madh si Ismail Kadare është një provë për ne si komb, për të treguar se sa të emancipuar jemi dhe çfarë mund të bëjmë ne. Marku tha se vdekja e Kadaresë e ka bërë Shqipërinë më në vogël, Tiranën edhe më të vogël, dhe Gjirokastrën, vendin e tij të lindjes, edhe më të vogël.
Marku tha se është një zakon i mbrapshtë që na ka mbetur ne shqiptarëve, flasin shumë njerëz për Kadarenë, por ka njerëz që as kanë lexuar asnjë vepër të tij.
“Vepra e Kadaresë na ka dhënë dinjitet. Shqipëria nuk ka humbur, por ka fituar veprën e një shkrimtari gjenial. Ismail Kadare na ka dhënë dinjitet. Ata që shajnë Kadarenë projektojnë veten në atë sharje që bëjnë”, tha Marku.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co