“Ishte një karrusel emocionesh”. Kështu e përshkroi Xhordan Pikford përfundimin e ndeshjes me Sllovakinë, ku ai lëshoi edhe një ulërimë çliruese pas topit të fundit që vendosi nën urdhrat e tij. “Ishte pak çlirim, por emocion. Ju e dini sa i pasionuar jam si djalë”, reflektoi ai për mediat nga kampi i ishullorëve.“Unë e vesh këtë fanellë me krenari dhe me të gjithë tifozët pas portës e di se sa shumë do të thoshte për ta si vend”, shtoi portieri i Evertonit, i cili rezervon fjalët më të bukura për dy heronjtë e “Tre luanëve” kundër Sllovakisë, Xhud Bellingamin dhe Herri Kejnin: “Ne kemi dy superyje, Xhud dhe Herri, të cilët dolën me dhuratat. Xhud është sërish djaloshi i artë me goditjen me roveshatë për të na mbajtur në lojë dhe turne”.
Të shtunën në Dyseldorf i pret Zvicra në orën 18:00, ndërsa Pikford zbulon recetën për të shkuar më larg në Gjermani: “Duhet të tregoni elasticitet, duhet të tregoni karakter dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, të besojmë dhe të stërvitemi fort. Duhet të ndërtoni planin e lojës siç duhet dhe, të shtunën do të luajmë kundër kundërshtarëve të vështirë, duke shpresuar që të jemi skuadra më e mirë”.
Ai ka edhe një mesazh për tifozët e Anglisë: “Vazhdoni të besoni te ne. Ne do të shkojmë 100%, do të japim 100% për stemën gjatë gjithë kohës. Ne kemi nevojë për ta pas nesh, sepse ata janë një pjesë masive e jona. Atmosfera që ata krijojnë për ne na jep atë avantazh të shtuar”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co